Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale

, 15.02.2012




Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale i Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme, të kryesuar nga Fikrim Damka, kryetar, ka shqyrtuar raportin përfundimtar për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shërbime sociale dhe familjare, dhe, pas diskutimeve, e ka përkrahur atë, duke e proceduar për në seancë plenare.

Mbledhja e komisionit ka vazhduar me shqyrtimin e Projektligjit për regjistrimin dhe evidencën e të papunësuarve dhe punëkërkuesve, rreth të cilit ka folur edhe përfaqësuesi i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Fadil Rracaj. Shqyrtimi i këtij projektligji do të vazhdojë në mbledhjet e ardhshme.

Komisioni, gjithashtu, ka përzgjedhur Ligjin e Punës, për monitorim të zbatimit në terren dhe ka krijuar grupin punues për këtë çështje.

Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale