Lajmet e fundit

Anëtaret e Bordit të GGD-së, znj. Donika Kada Bujupi dhe z. Alma Lama, pritën sot një grup të profesoreshave nga Universiteti i Prishtinës

, 21.02.2012




Anëtaret e Bordit të GGD-së, znj. Donika Kada Bujupi dhe znj. Alma Lama pritën sot një grup të profesoreshave nga Universiteti i Prishtinës, në përbërje : Hasnije Iliazi, Vjollca Krasniqi, Albina Drançolli dhe Leonora Kryeziu. Me këtë rast u bisedua lidhur me çështjen e barazisë gjinore në trupat drejtuese të universitetit. Grupi i profesoreshave kërkoi shkëmbimin e eksperiencave me GGD-ën dhe mbështetjen e Grupit të Grave Deputete, përkitazi me proceset zgjedhore, që priten të zhvillohen në universitet. U theksua se gjendje aktuale e pozitës së profesoreshave në strukturat udhëheqëse të UP-së dhe të Akademisë së Shkencave nuk kënaq,pasi aktualisht asnjë profesoreshë nuk bën pjesë në këto organe, pavarësisht aftësive të tyre profesionale, gjë që dëmton imazhin dhe aspiratat e një shoqërie demokratike dhe të civilizuar.


Grupi i Grave deputete premtoi se do të ushtrojë gjithë presonin e nevojshëm institucional që ligji për barazi gjinore të respektohet në të gjitha institucionet e Kosovës, dhe veçanërisht në universitet, si tempull I dijes.


GGD-ja kërkon që të vlerësohet kontributi i gruas në shkencë, i cili është i konsiderueshëm në të gjitha fushat dhe të ndryshojë mentaliteti diskriminues. GGD-ja do të mbështesë në çdo hap iniciativat e grupit të profesoreshave të UP-së për ndryshimin e gjendjes aktuale, veçanërisht në lidhje me krijimin e bazës ligjore për përmirësimin e pozitës së gruas në institucionet më të larta arsimore e shkencore të Kosovës.

 Anëtaret e Bordit të GGD-së, znj. Donika Kada Bujupi dhe z. Alma Lama, pritën sot  një grup të profesoreshave nga Universiteti i Prishtinës