Lajmet e fundit

Kundër reagim i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, ndaj përgjigjes së menaxhmentit të Feronikelit, lidhur me shqetësimet e organizatave mjedisore dhe qytetarëve për nivelin e ndotjes s&e

, 22.02.2012




Pas përgjigjes së mehnaxhmentit të Ferronikelit, në lidhje me reagimin e kryekuvendarit Krasniqi lidhur me shqetësimet e organizatave mjedisore dhe qytetarëve për nivelin e ndotjes së ambientit, kryetari i Kuvendit të Kosovës,dr. Jakup Krasniqi, bën një kundër reagim me këtë përmbajtje:"

Derisa besonim që menaxhmenti i Ferronikelit, do t'i përgjigjej shqetësimeve të organizatave mjedisore dhe të qytetareve, lidhur me nivelin e ndotjes dhe masat që do të merrte për përmirësimin e kualitetit të jetës së tyre, ata si duket qëllimisht e kanë zhvendosur debatin e tyre në reagime politike, për të krijuar mjegull, duke arsyetuar shkeljet e tyre ligjore dhe operimin me teknologji mjedisore, të cilave ka më shumë se një shekull që u ka skaduar afati.

Unë vazhdimisht do të insistoj që debatin mbi shqetësimet e profesionistëve, të shoqërisë civile dhe të qytetarëve lidhur më këto çështje ta orientoj në rrugën institucionale dhe në tryezat e profesionistëve. Andaj i bëj thirrje menaxhmentit të kësaj kompanie që ta braktisë komunikimin në formën e "letrave rrufe" dhe të angazhohet në tryezat e profesionistëve për t'i dhënë përgjigje pyetjeve lidhur me parametrat ndotës, nivelin e rehabilitimit të tokave të shfrytëzuara, menaxhimin e mbetjeve industriale, kapacitetet mbi monitorimin e emetimeve e imitimeve, dhe shumë çështje tjera që kërkojnë trajtim mbi bazën e fakteve shkencore", theksohet në kundër reagimin e kryekuvendarit Krasniqi.

 

Kundër reagim i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, ndaj përgjigjes së menaxhmentit të Feronikelit, lidhur me shqetësimet e organizatave mjedisore dhe qytetar&eu