Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike

, 22.02.2012




Në mbledhjen e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, të kryesuar nga Ali Sadriu, kryetar i komisionit, u shqyrtua propozim-plani vjetor financiar për aktivitetet e Komisionit dhe azhurnimi i listës ekzistuese të ekspertëve, për vitin 2012.

Me këtë rast anëtarët e Komisionit përkrahën listën me emrat e kandidatëve të propozuar për ekspertë të komisionit.

Gjatë këtij takimi u diskutua edhe për procedurat e përzgjedhjes së auditorit për auditimin e Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm, me ç‘rast u tha se duhet ripërsëritur tenderi, meqë ofertuesit nuk i kanë plotësuar kriteret e kushteve.

Tutje, anëtarët e komisionit diskutuan edhe për Ligjin e Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm. Duke kritikuar Qeverinë e Kosovës për faktin se nuk e kanë përfshirë në agjendën e saj legjislative edhe plotësim ndryshimin e këtij ligji, anëtarët e komisionit u dakorduan që në mbledhjen e radhës të ftohet Ministri i Financave për të diskutuar lidhur me iniciativën e komisionit për plotësim ndryshimin e Ligjit për Zyrën e Auditorit të Përgjithshëm.

Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike