Lajmet e fundit

Kryetari i Komisionit për Punë të Brendshme... Isufi, u takua me kryetarin e KKPKSH-së, si dhe me kryetarin e Komunës së Bujanocit

, 23.02.2012




Kryetari i Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ahmet Isufi, u takua me kryetarin e Këshillit Kombëtar, Galip Beqiri, si dhe me kryetarin e Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi

Gjatë këtij takimi Isufi njoftoi mysafirët për zhvillimet e fundit politike në vend, duke folur edhe për çështjen aktuale të sigurisë.

Marrëveshja për lëvizje të lirë të qytetarëve, me theks të veçantë policat e sigurimit për qytetarët e Luginës së Preshevës, Medvegjes dhe Bujanocit të cilët duhet të paguajnë gjatë hyrjes në Kosovë, ishte temë diskutimi e këtij takimi.

Me këtë rast u kërkua që të gjendet një zgjidhje që do të lehtësonte qarkullimin e lirë të qytetarëve të Luginës së Preshevës për në Kosovë.

Kryetari i Komisionit, Ahmet Isufi, u zotua se shqetësimet e tyre do t'i paraqesë në Kuvendin e Kosovës, si dhe do të ofrojë çdo mbështetje për të përkrahur shqiptarët që jetojnë në këtë pjesë. Tutje, Isufi shtoi se në Kuvend ka ngritur edhe çështjen që të ketë edhe një zyrë që përfaqëson interesat e shqiptarëve që jetojnë jashtë Kosovës.

Nga ana tjetër kryetari i Këshillit Kombëtar, Galip Beqiri, shprehu shqetësimin për shqiptarët që jetojnë në Luginën e Preshevës. Ai tha se të drejtat që i gëzojnë ata nuk janë të njëjtat me ato që gëzon minoriteti serb në Kosovë. Gjithashtu theksoi se mungon përkrahja e duhur politike nga institucionet e Kosovës për zgjedhjen e problemeve të qytetarëve te Luginës, si dhe bashkëpunimi ndërkulturor për njësimin e programeve arsimore.

 

Kryetari i Komisionit për Punë të Brendshme... Isufi, u takua me kryetarin e KKPKSH-së,  si dhe me kryetarin e Komunës së Bujanocit