Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik ...

, 23.02.2012




Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë,Tregti dhe Industri i Kuvendit të Kosovës, edhe në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Zenun Pajaziti, vijoi së shqyrtuari Projektligjin për turizmin dhe shërbimet turistike dhe Projektligjin për shërbimet e shoqërisë informatike.

Anëtarët e Komisionit në mbledhjen e kaluar patën miratuar amendamentet e Projektligjit për turizmin dhe shërbimet turistike, (përpos amendamentit të gjashtëmbëdhjetë të nenit 33), i cili në mungesë të ministrit të MZHE-së nuk u shqyrtua as në mbledhjen e sotme. Komisioni, ndërkaq, miratoi amendamentet e Projektligjit për shërbimet e shoqërisë informatike, të cilat para Komisionit i paraqiti Teuta Sahatqija, kryesuese e grupit.

 

Nga mbledhja e  Komisionit për Zhvillim Ekonomik ...