Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Legjislacion

, 27.02.2012




Komisioni për Legjislacion, i kryesuar nga kryetari i komisionit, Arben Gashi, shqyrtoi dhe përkrahu me disa vërejtje raportin me amendamente të komisionit funksional të Projektligjit nr. 04/L-44 për Komisionin e Pavarur për Media.
Gjatë shqyrtimit të raportit me amendamentet e komisionit funksional për Projektligjin nr. 04/L-46 për Transmetimin Publik në Kosovë, anëtarët e komisionit e përkrahën atë duke shtuar një amendament të veçantë.

Më tej, anëtarët e komisionit, caktuan deputetin Halit Krasniqi, anëtar nga Komisioni për Legjislacion në komisionin Qeveritar për njohjen e statusit të ish të dënuarve dhe ish të përndjekurve politik.
Ndërkaq, shqyrtimi i përfundimit të Kryesisë për emërimin e anëtarëve të bordit të Agjencisë Kosovare të Pronës, mbeti të shqyrtohet në mbledhjen e javës se ardhshme.


Krejtësisht në fund , kryetari i nën-komisionit për Mandate, Imunitete dhe Rregullore të Punës, Armend Zemaj, njoftoi anëtarët e Komisionit për Legjislacion, lidhur me vendimin e këtij nën-komisioni për mocionin procedural të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje!, që ka të bëjë lidhur me seancën e 31 janarit të këtij viti. Ai sqaroi se nën-komisioni me shumicë votash ka konstatuar se nuk ka pasur shkelje të Rregullores së Kuvendit gjatë seancës së 31 janarit.

 

Mbledhja e Komisionit për Legjislacion