Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim
, 28.02.2012
Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, i kryesuar nga kryetari i Komisionit, z. Goran Marinkoviç, në mbledhjen e sotme e shqyrtoi Projektligjin për fshatin Hoçë e Madhe nr. 04/L-62, dhe Raportin e Komisionit funksonal për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor me amendamente.
Në mbledhje, përveç anëtarëve të Komisionit, morën pjesë edhe përfaqësuesit e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, me në krye ministrin z. Dardan Gashi, si dhe përfaqësuesit e ICO-së, EURS-it, OSBE-së dhe Ambasadës Amerikane në Prishtinë.
Në vazhdim, për ndryshimet dhe plotësimet e Projektligjit, anëtarët e Komisionit i njoftoi ministri Dardan Gashi. Sipas tij, Qeveria e Republikës së Kosovës ka bërë disa ndryshime dhe plotësime në nenin 4, pika 3.1,3.2 dhe 3.3 për numrin e anëtarëve të cilët do të përfaqësohen në Komision, dhe këtë në vend të 5 anëtarëve që ishin propozuar më parë, me këto ndryshime dhe plotësime do të jenë 7, prej të cilëve 3 anëtarë do t'i zgjedhë Kuvendi i Komunës, 3 do t'i zgjedhin qytetarët e fshatit Hoçë e Madhe, kurse 1 do ta zgjedhë Kisha Ortodokse Serbe, i cili duhet të jetë banor i fshatit Hoçë e Madhe.
Pas ekspozeut të ministrit Gashi dhe pas diskutimeve gjithëpërfshirëse, anëtarët e Komisionit miratuan Projektligjin për fshatin Hoçë e Madhe nr.04/L-62 , me Raportin e Komisionit funksional për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor me amedamente, të cilat do t'i procedohen për miratim Kuvendit të Republikës së Kosovës.