Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së

, 02.03.2012




Në mbledhjen e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të Forcës së Sigurisë së Kosovës, kryesuar nga kryetari i komisionit Ahmet Isufi, u diskutua për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 03/L-231 për Inspektoratin Policor të Kosovës, me ç‘rast anëtarët e komisionit formuan grup pune.

Më tej, anëtarët e komisionit u njoftuan edhe për vizitën që ata do ta kenë në Bundestagun gjerman, prej datës 25-31 mars të këtij viti, si dhe për vizitën e delegacionit parlamentar hungarez në komisionin parlamentar për siguri, në fillimin e muajit prill.

Tutje, u diskutua edhe për kërkesën që do t'i bëhet ministrit të Punëve të Brendshme, z. Bajram Rexhepi, për raportim në komision, lidhur me zbatueshmërinë e detyrave të kësaj ministrie, bazuar në Raportin e Progresit, si dhe informata tjera për disa çështje të caktuara.

Mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së