Lajmet e fundit
Takim i Grave Deputete për çështjen e blerjes së një mamografi mobil
, 02.03.2012
Të hënën , më 5 mars 2012, Grupi i Grave Deputete do të organizojë një takim, në të cilin do të diskutohet për çështjen e blerjes së një mamografi mobil. Takimi mbahet nisur nga shqetësimi për numrin e madh të grave të prekura nga kanceri i gjirit dhe mungesa e kapaciteteve për mundësinë e testimit me kohë të tij. Në takim janë ftuar: përfaqësues nga Presidenca, ministri i Shëndetësisë z. Ferid Agani, ministri i Financave, z. Bedri Hamza, përfaqësues nga UNDP, OSBE, NDI, WHO etj.
Takimi mbahet në sallën N-10 të Kuvendit të Kosovës, duke filluar nga ora 10.