Lajmet e fundit
Kryekuvendari Krasniqi do vizitojë Zvicrën nga 6 deri më 9 mars
, 05.03.2012
Me ftesë të kryetarit të Këshillit Kombëtar të Zvicrës, z. Hansjörg Walter, kryetari i Kuvendit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, nga 6 deri më 9 mars 2012, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Zvicër.
Në këtë vizitë, kryetari i Kuvendit do të jetë i shoqëruar nga:
Safete Hadergjonaj, kryetare e Komisionit për Buxhet dhe Financa,Teuta Sahatqija, zëvendëskryetare e parë e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, Fikrim Damka, kryetar i Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, Mehmet Hajrizi, shef i kabinetit të Kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe Skender Reçica, këshilltar për Protokoll dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare.
Gjatë kësaj vizite kryetari i Kuvendit do të zhvillojë takime me:z. Hansjörg WALTER, kryetar i Këshillit Kombëtar të Zvicrës, z. Hans ALTHERR, kryetar i Këshillit të Shteteve, z. Didier Burkhalter, shef i Departamentit të Punëve të Jashtme, anëtarët e Komisionit për Politikë të Jashtme të Këshillit Kombëtar të Zvicrës, z. Martin Dahinden, drejtor i Drejtorisë për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe z. Alexander Tschäppät, kryetar i Qytetit të Bernit.