Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale
, 05.03.2012
Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale i Kuvendit të Republikës së Kosovës, ka shqyrtuar sot Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për skemën e ndihmës sociale në Kosovë.
Pas diskutimeve në lidhje me përmbajtjen e projektligjit, u shtrua nevoja që para amendamentimit të tij, të zhvillohen konsulta shtesë me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, si sponsoruese e projektligjit, dhe me institucione e mekanizma të tjerë relevantë.
Mbledhja u udhëhoq nga kryetari i Komisionit, Fikrim Damka.