Lajmet e fundit
Nga tryeza në Kuvendi i Kosoves
, 06.03.2012
Në kuadër të Projektit të Binjakëzimit „Mbështetje Kuvendit të Republikës se Kosovës", sot në Kuvendin e Kosovës është mbajtur "Tryezë të Rrumbullaket" në temën: "Praktikat më të mira të shteteve anëtare të BE-së sa i përket koordinimit parlamentare".
Në këtë tryeze kanë marrë pjesë kryetarët të grupeve parlamentare, kryetarët e komisioneve parlamentare, Sekretari i Kuvendit, përfaqësues të Zyrës së Bashkimit Evropian ne Kosovës, si dhe përfaqësues të disa organizatave të shoqërisë civile, të cilat bashkëpunojnë me Kuvendin.
Praktikat më te mira të shteteve anëtare të BE-se, rreth koordinimit parlamentar janë prezantuar nga ekspertet e Projektit nga Kuvendi Kombëtar Hungarez, Parlamenti Suedez, Dhoma e Lordëve e Mbretërisë se Bashkuar, Parlamenti Portugez dhe Parlamenti i Polonisë. Ekspertet kanë prezantuar praktikat e tyre me të mira sa i përket temave, si ne vijim:
1) koordinimi grupe parlamentare-komisione-OJQ;
2) koordinimi kryetar i Kuvendit - komisione parlamentare,
3) koordinimi Kuvend - Qeveri;
4) koordinimi brenda Administratës se Kuvendit; dhe
5) koordinimi ndërmjet Kuvendit dhe medieve.
Në këtë tryezë panelistët u janë përgjigjur pyetjeve të të pranishmëve, kurse ka pasur edhe diskutime për temat e shqyrtuara.