Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim

, 06.03.2012




Në mbledhjen e sotme të Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, të kryesuar nga z.Goran Marinkoviq-kryetar, u shqyrtuan gjithsej tri projektligje: Projektligji nr. 04/L-80 për lojërat e fatit me Raportin e Komisionit funksional për Buxhet e Financa, me amendamente, Projektligji nr. 04/L-102 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-222 për adminsitratën tatimore dhe procedurat, me Raportin e Komisionit funksional për Buxhet e Financa, me amendamente, si dhe Projektligji nr. 04/L-për shërbimet e shoqërisë informatike, me Raportin e Komisionit funksional për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri, me amendamente.

Pas shqyrtimit gjithëpërfshirës, anëtarët e Komisionit përkrahën procedimin e mëtejmë të tri projektligjeve për miratim në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Në të njejtën mbledhje, edhe pse në rend të ditës ishte edhe shqyrtimi Projektligjit nr. 04/L-97 për Bibliotekat në Republikën e Kosovës, me Raportin e Komisionit funksional për Arsim, Kulturë, Sport, Adminsitratë Publike, Pushtet Lokal dhe Media, me amendamente, kjo pikë e rendit të ditës u shty për mbledhjen e ardhshme të Komisionit.

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim