Lajmet e fundit
Grupi i Grave Deputete vizitoi Odën Ekonomike të Kosovës
, 07.03.2012
Bordi i Grupit të Grave Deputete në përbërje: Flora Brovina, Donika Kadaj-Bujupi, Alma Lama, Suzan Novobërdali dhe Myfera Sinik, me ftesë të kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës, z.Safet Gërxhaliu, vizitoi sot këtë institucion. Z. Gërxhaliu duke i shprehur mirëseardhje Bordit të GGD-ës, përgëzoi deputetet për punën e mirë që po bëjnë, në ngritjen dhe demokratizimin e vendit . Ai tha se një vend është demokratik aq sa ka arritur ta përfshijë gruan në procese demokratike. Znj.Donika Kadaj- Bujupi duke u falënderuar për ftesën dhe përkushtimin e Odes Ekonomike për të inkurajuar gratë për veprimtari afariste, foli për rëndësinë e shfrytëzimit të kapaciteteve të OE-së për trajnimin e grave për veprimtari ekonomike. Ajo po ashtu kërkoi nga z.Grxhaliu dhe OE-ja ta përkrahin nismën e GGD-ës për blerjen e mamografit mobil. Znj. Brovina foli për rëndësinë e përkrahjes së gruas nga zonat rurale etj., ndërsa znj. Lama aktualizoi çështjen e bashkëpunimit, sidomos gjatë hartimit të ligjeve që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik. Në vijim, z. Gërxhaliu njoftoi anëtaret e Bordit se në kuadër të fuqizimit të gruas, së shpejti do të konsitituohet Departamenti i Gruas në Biznes. Në takim mori pjesë edhe nënkryetarja e OE-së, znj. Zineta Daci, e cila u angazhua për fuqizimin ekonomik të gruas.