Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut...
, 07.03.2012
Amendamentet e Projektligjit për persona te verbër dhe pjesërisht të verbër, do të shqyrtohet në mbledhjen e radhës.
Kështu u vendos në mbledhjen e sotme të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, të kryesuar nga Suzan Novobërdaliu, kryetare. Komisioni, ndërkaq, shqyrtoi Raportin e Avokatit të Popullit i cili ka të bëjë me ngjarjet në protestat e Lëvizjes Vetëvendosje të datës 14 dhe 22 janar 2012. Lidhur me këtë, Komisioni vendosi që në mbledhjen e radhës të ftohet përfaqësuesi i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe përfaqësuesi i Institucionit të Avokatit të Popullit.