Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik ...

, 07.03.2012




Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë,Tregti dhe Industri i Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Zenun Pajaziti, shqyrtoi dy projektligje: Projektligjin për turizmin dhe shërbimet turistike dhe Projektligjin për themelimin e Agjencisë për shërbimet e navigacionit ajror.

Amendamentet e Projektligjit për turizëm dhe shërbime turistike, para Komisionit i paraqiti kryesuesi i grupit punues, Hashim Deshishku. Gjatë shqyrtimit të tyre, anëtarët e Komisionit miratuan amendamentet e paraqitura nga kryesuesi i grupit.

Komisioni miratoi edhe amendamentet e Projektligjit për themelimin e Agjencisë për shërbimet e navigacionit ajror, të cilat para Komisionit i paraqiti Lutfi Zharku.

Nga mbledhja e  Komisionit për Zhvillim Ekonomik ...