Lajmet e fundit

Kryekuvendari Krasniqi uron mësimdhënësit më rastin e Ditës së Mësuesit - 7 Marsit

, 07.03.2012




Me rastin e Ditës së Mësuesit, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, i uron mësimdhënësit me këtë përmbajtje:"

Dita e Mësuesit është një ditë nga më të shënuarat e historisë shqiptare.125 vjet më parë, pas shumë sakrificave në Korçën arsimdashëse u hap Mësonjtorja e Parë shqipe.Shkolla e parë shqipe ishte një nxitje për përpjekje frymëyuese e titanike për arsimim, si një nga shtyllat shumë të rëndësishme që quan parëpara përpjekjet për pavarësi të Shqipërisë. Këto përpjekje të jashtëzakonshme vazhduan edhe në Kosovë, sidomos në vitet 90 të shekullit të kaluar që në kushtet tejet të rënda të okupimit, u arrit që shkolla shqipë të mbijetojë.

Mësimdhënësit edhe sot vazhdojnë të jenë në krye të detyrës për të avancuar edhe më procesin e gjitjhëmbarshëm edukativo arsimor.

Uroj të gjithë mësimdhënësit për arritje dhe suksese të reja!", theksohet në përgëzimin e kryekuvendarit Krasniqi.

 

Kryekuvendari Krasniqi uron mësimdhënësit më rastin e Ditës së Mësuesit - 7 Marsit