Lajmet e fundit
Kryekuvendari Krasniqi uron gratë me rastin e 8 Marsit
, 07.03.2012
Me rastin e Ditës së Gruas- 8 Marsit, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, përgëzon gratë me këtë përmbajtje:"
Ky shekull vlerësohet si periudhë e ndryshimeve dhe e mundësive të mëdha, prandaj duhet të bëjmë përpjekje të vazhdueshme që ky ndryshim të jetë edhe në avancimin e rolit te gruas, në rrjedhat e përgjithshme të shoqërisë. Në këtë frymë duhet vlerësuar edhe kontributin e gruas që ka dhënë në çlirimin e atdheut, ndërsa ato sot kontribuojnë në ndërtimin,fuqizimin dhe funksionalizimin e shtetit.
Përpjekjet e grave janë të gjithanshme, duke filluar nga familja dhe në fusha të tjera të jetës shoqërore e ekonomike. Është për të vlerësuar faktin se në këtë periudhë të rëndësishme të funksionimit të Republikës së Kosovës si shtet, barazia gjinore sendërtohet sipas parimeve më të larta evropiane.
Gëzuar!"