Lajmet e fundit
Filloi në Tiranë Konferenca e Komisioneve Parlamentare të Integrimit të Shteteve pjesëmarrëse në Procesin e Stabilizim Asociimit (COSAP)
, 09.03.2012
Sot në Tiranë janë zhvilluar punimet e Konferencës së Gjashtë të Komisioneve Parlamentare të Integrimit të Shteteve pjesëmarrëse në Procesin e Stabilizim Asociimit (COSAP).
Punimet e Konferencës i hapi znj. Jozefina Topalli, kryetare e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.
Në këtë konferencë Kuvendi i Republikës së Kosovës përfaqësohet nga z . Lutfi Haziri, kryetar i Komisionit për Integrime Evropiane dhe z. Xhavit Haliti, nënkryetar i Kuvendit të Kosovës dhe njëherësh nënkryetar i Komisionit për Integrime Evropiane.
Delegacioni i Kuvendit të Kosovês ka marr pjesë në këtë konferencë për herë të parë dhe ka diskutuar i barabartë me përfaqësuesit e komisioneve homologe të vendeve të ndryshme si: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe Turqia.
Duke marrë pjesë në diskutim delegacioni nga Kuvendi i Kosovës ka theksuar se Kosova do të përfaqësohet vetëm si e barabartë në procesin e integrimeve evropiane.
Temat e diskutuara:
- Roli dhe përgjegjësitë e Komisioneve për çështjet Evropiane në situatën aktuale të Procesit të Integrimit Evropian,
- Sfidat aktuale të MSA/ Procesi i negociatave dhe detyrat që rrjedhin për komisionet për integrime evropiane,
- Debat mbi sfidat e ardhshme dhe metodat e punës të Procesit të Stabilizim Asociimit, (COSAP-it).
Të gjitha vendet u darkorduan që të angazhohen në çështjet kryesore si:
- Bashkëpunimi në mes të komisioneve homologe parlamentare për integrime evropiane,
- Bashkëpunimi mes parlamentit dhe qeverisë për këtë proces,
- Forcimi i dialogut dhe marrëdhënie më të mira rajonale duke evituar ndasitë,
- Koncensus i brendshëm politik për këtë proces etj.
Në përfundim Konferenca miratoi një Deklarate të pērbashkët.