Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Bujqësi...

, 12.03.2012




Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor, në mbledhjen e sotme shqyrtoi amendamentet e Projektligjit për Hoçën e Madhe të propozuara nga Komisionit për Komunitete. Amendamentet e propozuara nga Komisioni për Komunitete që kanë të bëjën me nenin 1 dhe 4 të Projektligjit për Hoçën e Madhe, Komisioni për Bujqësi i vlerësoi të papranueshme dhe në kundërshtim me Kushtetutën. Ndërkaq, Projektligjin për mbeturinat, me propozim të kryetarit, Nait Hasani, Komisioni vendosi ta shqyrtojë në mbledhjen e nesërme, ku pritet të jetë i pranishëm edhe eksperti i fushës, Behxhet Shala.

 

Nga mbledhja e Komisionit për Bujqësi...