Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Bujqësi...
, 13.03.2012
Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor, kryesuar nga Nait Hasani, në mbledhjen e sotme shqyrtoi amendamentet e Projektligjit për mbeturinat.
Gjatë shqyrtimit të amendamenteve ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e Asociacionit të Komunave të Kosovës dhe përfaqësuesit e Ministrisë së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor. Me këtë rast, përpos amendamentit 14 dhe 15, amendamentet e tjera u përkrahën nga Komisioni dhe të pranishmit. Ndërkaq, amendamentetet që nuk u miratuan sot, (e që kanë të bëjnë me kompetencat e komunave), do të shqyrtohen në mbledhjen e radhës.