Lajmet e fundit
Mbledhja e Nën-komisionit për Mandate, Imunitete dhe Rregullore të Punës
, 13.03.2012
Në mbledhjen e Nën-komisionit për Mandate, Imunitete dhe Rregullore të Punës, të kryesuar nga kryetari Armend Zemaj, u miratua raporti i vizitës së këtij nën-komisioni, në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, si dhe u shqyrtua Projekt-rregullorja e Kuvendit te Republikës së Kosovës, me propozim-amendamentet e deputetëve.
Më tej, anëtarët e komisionit shqyrtuan edhe kërkesën e Asociacionit të Gazetarëve Profesionistë të Kosovës (AGPK-së), lidhur me Rregulloren për rendin dhe qasjen e mediave dhe të publikut në punën e Kuvendit të Kosovës.
Me këtë rast, kryetari i nën-komisionit Armend Zemaj, sqaroi se kjo çështje tashmë është rregulluar në mënyrën më të mirë, meqë është caktuar hapësira për gazetarë, përfshirë sallën e punës dhe të konferencës.
Megjithatë, shtoi ai, në të ardhmen me rregullimin e objektit, Kuvendi do të krijojë kushte edhe më të mira për përfaqësuesit e mediave, dhe për ecurinë e kësaj çështje nën-komisioni do të dërgojë përgjigje zyrtare në AGPK.