Lajmet e fundit

GGD –DEMI në kuadër të USAID

, 14.03.2012




Sot Grupi i Grave Deputete në bashkëpunim me DEMI(Iniciativa për Komuna Demokratike dhe Efektiv)që është në kuadër të USAID organizuan një Tryezë me Temën Roli i Gruas në Qeverisjen Lokale në të cilën muarën pjese komunat: Kamenicë, Kaçanik, Gjilan, Malisheva, Mitrovice, Vushtrri dhe Fushë Kosovë . Takimin e hapi drejtorja e DEMI znj Glinka Kapitanova e cila foli për rëndësin e rritjes së efikasitetit të punës në komuna dhe rëndësin e pjesëmarrjes së gruas në qeverisjen lokale. Kryetarja e GGD znj Teuta Sahatqija për rolin e gruas në qeverisjen lokale ajo foli për punën e madhe që bëjnë deputete e në veçanti GGD për ta faktorizuar dhe fuqizuar rolin e gruas anekënd Kosovës. Ajo kërkoi nga grat e asambleve që të jenë aktive në politikat e komunës sidomos për të adresuar çështjet që lidhen mejetën e qytetarit, të gruas të fëmiut dhe se ato duhet që të mirren me çeshtje shumë konkrete si ato shëndetësore, arsimor dhe politika zhvillimore. Por të gjitha këto s' duhet të bëhen ad-hok por të hartojnë strategji dhe poashtu plane vjetore për realizimin e strategjisë. Deputetja znj Flora Brovina poashtu foli për punen e madhe që duhet bërë në nivelin lokal sidomos në fuqizimin ekonomik të gruas sidomos kur kemi parasysh se mbi 60% të papunëve përbëjnë gratë. Ajo theksoi se përderisa nuk kemi gra kryetare të komunave drejtoresha etj nuk do të kemi trajtim adekuat edhe të çështjeve që lidhen me mirëqenien e gruas dhe familjes dhe po ashtu edhe do të kemi nivel me të lartë të korrupsionit dhe papërgjegjësisë. Deputetja Ganimete Musliu foli për rëndësin që grat të propozojn gra në pozita vendimmarrëse dhe insistuse për të qenë në trupa punues ku do të propozojnë çështje të grave dhe të poashtu do të dëshmohen me kontributin e tyre. Në diskutim muar pjes edhe Edona Hajrullahu nga ABGJ, Gjylsime Feka, nga Komuna Vushtrri, Sevdie Frangu nga Kaqaniku, Besa Krasniqi , Shopresa Boku etj


• Të nxirret Udhëzimi Administrativ per implementimin e Ligjit per Barazi Gjinore me qellim te theksohet roli i Zyreve per BGJ sic eshte parapare me ligj
• Angazhim të shtuar të grave anëtare të kuvendeve të komunave në përgjithësi
• GGD të bashkëpunoj me grupin e grave ne nivel lokal me qëllim te fuqizimit të grupeve të grave në nivel lokal;
• GGD të vizitojë gratë asambleiste dhe gratë nga zonat rurale;
• Të kërkohet fuqizimi i gruas brenda partive politike;
• Të sigurohen fonde për gratë e ushtarëve të vrarë gjatë luftës;
• Grupet e grave të aplikojnë me projekte konkrete në fondet e organizatave ndërkombëtare - Të shfrytëzohen zyrtaret për barazi gjinore për sigurimin e përkrahjes/bashkëfinancim nga Komuna;
• Të rregullohet çështja e pensioneve për gratë;
• Të organizohen kurse për menaxhimin financiar për grate, kurse për shfrytëzimin e kompjuterit;
• Të ofrohet mbështetje për gratë e suksesshme;
• Deputetet e Kuvendit të jenë në kontakt të vazhdueshëm me gratë e qyteteve prej nga vijnë;
• Te bashkpunohet edhe me komunat qe nuk kane perfaqesues ne Kuvend te Kosoves
• Perkrahje e grave ndaj njera tjetres me kontakte sa me te shpeshta
• Kohezioni ne mes te grave ne asamblet komunale
• Identifikimi I prioriteteve te grave ne komuna
• Plan strategjik afategjate per secilen komune te identifikohen objektivat dhe Plani Vjetor
• Pergaditje per zgjedhje qe te kandidojn sa me shume femra

 

GGD –DEMI në kuadër të USAID