Lajmet e fundit

Kryekuvendari Krasniqi ngushëllon familjen Sherifi dhe redaksinë e “Zërit”

, 18.03.2012




Me rastin e vdekjes së gazetarit të redaksisë "Zëri" të Prishtinës, kryetari i Kuvendit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, u dërgoi një telegram ngushëllimi familjes Sherifi dhe redaksisë "Zëri", me këtë përmbajtje:"

E nderuara familje Sherifi,

Redaksi e nderuar

Me pikëllim e morëm lajmin për humbjen e jetës së familjarit tuaj, gazetarit Petrit Sherifi në një aksident trafiku në Gjilan.

Në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe në emrin tim shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Sherifi dhe redaksisë së gazetës "Zëri".

Kuvendi i Republikës së Kosovës ka vlerësuar gjithmonë lart kontributin dhe rolin e medias së lirë të Kosovës në zhvillimet politike,ekonomike e kulturore të vendit tonë.

Në këtë aspekt, roli i gazetarit Petrit Sherifi në shtjellimin e temave të karakterit ekonomik është vlerësuar gjithnjë.

Vdekja tragjike e Petritit, është një humbje e madhe për familjen Sherifi, por edhe për gazetarinë e shkruar të Kosovës", theksohet në telegramin e ngushëllimit të kryekuevndarit Krasniqi.

 

Kryekuvendari Krasniqi ngushëllon familjen Sherifi dhe redaksinë e “Zërit”