Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale
, 21.03.2012
Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale i Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme, të kryesuar nga Fikrim Damka, kryetar i komisionit, ka miratuar sot raportin përfundimtar për Projektligjin për regjistrimin dhe evidencën e të papunësuarve dhe punëkërkuesve.
Projektligji, me amendamente të komisionit, u procedua për në seancë plenare të Kuvendit.