Lajmet e fundit
Mbledhja e Nën-komisionit për Mandate, Imunitete dhe Rregullore të Punës
, 22.03.2012
Shqyrtimi dhe amendamentimi i Projekt- Rregullores së Kuvendit të Republikës së Kosovës, ishte temë diskutimi gjatë mbledhjes së sotme të Nën-komisionit për Mandate, Imunitete dhe Rregullore të Punës, të kryesuar nga kryetari i nën-komisionit, Armend Zemaj.
Me këtë rast Zemaj sqaroi para anëtarëve të nën-komisionit se është arritur finalizimi i draftimit të kësaj rregulloreje për shqyrtim të dytë në mbledhje plenare, ndërkaq miratimi i tij do të bëhet në mbledhjen e radhës.
Më tej ai theksoi faktin se gjatë këtij shqyrtimi janë marrë për bazë edhe amendamentet e propozuara nga deputetët, si dhe janë marrë në parim disa elemente gjatë diskutimeve të deputetëve në seancën plenare.
Në këtë takim ishte i pranishëm edhe deputeti Arsim Bajrami, i cili para anëtarëve të nën-komisionit sqaroi amendamentin e propozuar, që ka të bëjë me mënyrën e procedimit të amendamenteve kushtetuese në Kuvend, duke marrë më tej edhe mbështetjen e anëtarëve.