Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Krasniqi mbajti mbledhje me kryetarët e komisioneve parlamentare
, 22.03.2012
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, ka mbajtur sot një mbledhje me kryetarët e komisioneve parlamentare, në të cilën është diskutuar për ecurinë e shqyrtimit dhe miratimit të projektligjeve.
Kryetarët e komisioneve parlamentare raportuan për mbarëvajtjen e punëve në amendamentimet e projektligjeve që janë në procedurë brenda komisioneve të tyre, ndërkaq, u shoshitën edhe sfidat dhe pengesat eventuale gjatë shqyrtimit.
Kryeparlamentari Krasniqi shtroi nevojën e një dinamike më të shpejtuar të punës nëpër komisione, kërkoi efikasitet më të madh në shqyrtimin e projektligjeve dhe respektim të afateve për procedim të tyre, konform Rregullores së Kuvendit, në mënyrë që të ecet sipas agjendës së përcaktuar legjislative.