Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa
, 23.03.2012
Komisioni për Buxhet dhe Financa, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Safete Hadergjonaj, miratoi raportin me amendamente të Projektligjit për Transmetuesin Publik në Kosovë dhe të Projektligjit për themelimin e Agjencisë për shërbimet e navigacionit ajror.
Gjatë shqyrtimit të amendamenteve të Projektligjit për transmetuesin publik në Kosovë, Komisioni vlerësoi se ky Projektligj, përpos një amendamenti, nuk përmban kosto të papërballueshme financiare.
Në vijim, po ashtu Komisioni miratoi edhe Projektligjin për themelimin e Agjencisë për shërbimet e navigacionit ajror, me ç'rast bëri disa modifikime të amendamenteve.