Lajmet e fundit

Deklaratë e kryekuvendarit Krasniqi në 13-vjetorin e sulmeve të NATO-s kundër caqeve ushtarake e policore serbe

, 24.03.2012




Qytetarët e Republikës së Kosovës kujtojnë sot me nderim të veçantë 13-vjetorin e sulmeve të NATO-s mbi caqet ushtarake dhe policore serbe. Pas shumë vrasjeve dhe shkatërrimeve që po i beheshin Kosovës, si dhe deportimeve me dhunë të qindra mijëra qytetarëve nga vendi i tyre, intervenimi i NATO-së në krye me SHBA-t, aleati më i madh i Kosovës, bëri që të ndalet gjenocidi më i madh që nga Lufta e Dytë Botërore në gjirin e Evropës, përkatësisht në Kosovë.


Intervenimi i NATO-s ishte thellësisht i bazuar në idealin human të demokracive perëndimore për të mbrojtur një popull , i cili pa fajin e tij po bëhej pre e orekseve ekstreme shoveniste e pushtuese . Aksioni i forcave veriatlantike, si dhe lufta e pakursyer e UÇK-ës bënë që Kosova të fitojë lirinë e gjakuar me shekuj.


Në këtë përvjetor të një rëndësie të veçantë në historinë e Kosovës, mbarë qytetarët dhe institucionet e Kosovës shprehin falënderimet më të thella për këtë ndihmë të paçmueshme të aleancës veriatlantike ndaj Kosovës dhe popullit të saj, e cila erdhi në momentet më të rënda, që po përjetonte Kosova, theksohet në deklaratën e kryetarit të Kuvendit të Kosovës,dr. Jakup Krasniqi, në ditën e madhe të mbrojtjes së shqiptarëve nga sulmet agresive serbe.

 

Deklaratë e kryekuvendarit Krasniqi në 13-vjetorin e sulmeve të NATO-s kundër caqeve ushtarake e policore serbe