Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Legjislacion

, 26.03.2012




Në mbledhjen e Komisionit për Legjislacion, të kryesuar nga kryetari i komisionit, Arben Gashi, u shqyrtua raporti me amendamentet e komisionit funksional për Projektligjin nr. 04/L-46 për Transmetimin Publik në Kosovë.

Me këtë rast, anëtarët e komisionit paraqitën disa nga shqetësimet e tyre për këtë projektligj. Me theks të veçantë katër amendamentet e projektligji ( amendamentet 8, 6, 3 dhe 16) ishin temë diskutimi gjatë këtij takimi.


Duke theksuar se amendamenti i 8-të i këtij projektligji është në kundërshtim me ligjin e KPM-së dhe Kushtetutën e Kosovës, anëtarët e komisionit përkrahën raportin me amendamente tjera të komisionit funksional të Projektligjit nr. 04/L-46 për Transmetimin Publik në Kosovë. Ndërkaq, u tha se gjatë shqyrtimit të projektligjit në mbledhjen plenare do të paraqiten vërejtje nga komisioni për tri amendamente.


Më tej, anëtarët e komisionit nuk shqyrtuan raportet me amendamente të komisioneve funksionale të këtyre projektligjeve: Projektligjit nr. 04/L-99 për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Doganor dhe të Akcizave nr. 03/L-109, Projektligjit nr. 04/L-104 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-161 për Tatimin në të Ardhurat Personale, Projektligjit nr. 04/L-100 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-204 për Tatimin në Pronën e Paluajtshme,si dhe Projektligjit nr. 04/L-103 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-161 për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave.
U theksua se meqë Projektligji nr. 04/L-102 për ndryshimin dhe plotësimin e Li

gjit për Administratën Tatimore dhe Procedurat nr. 03/L-222, është në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi dhe meqë këto projektligje ndërlidhen me këtë ligj, atëherë shqyrtimi i tyre do të bëhet pas harmonizimit të Ligjit për Administratën Tatimore dhe Procedurat.

Mbledhja e Komisionit për Legjislacion