Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim
, 26.03.2012
Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, i kryesuar nga z. Goran Marinkoviæ, në mbledhjen e sotme debatoi për Projektligjin nr.04/L-93 për bankat, institucionet mikrofinanciare dhe institucionet financiare jobankare, me Raportin e Komisionit funkcional për Buxhet e Financa , me amendamente.
Në mbledhje, përveç anëtarëve të Komisioni, morën pjesë edhe përfaqësuesit e UE-së, OEBS-it dhe KDI-së.
Në vazhdim, anëtarët e Komisionit, pas diskutimeve të mundimshme, me shumicë votash miratuan Projektligjin nr. 04/L-93 për bankat, institucionet bankare dhe institucionet financiare jobankare, me Raportin e Komisionit për buxhet e Financa, me amendamnete, I cili do ti dërgohet Kuvendit të Republikës së Kosovës për miratim.