Lajmet e fundit

GGD-JA THELLON BASHKËPUNIMIN ME AMBASADËN FRANCEZE

, 27.03.2012




Anëtaret e Bordit të Grupi i Grave Deputete, znj Teuta Sahatqija dhe Alma Lama, pritën sot në Kuvendin e Republikës së Kosovës, zëvendës ambasadoren e Republikës së Francës, znj. Alexandrine Gerardine, me të cilën biseduan për format e bashkëpunimit të GGD-së me Ambasadën Franceze. Kryetarja e GGD-së, znj.Teuta Sahatqija falënderoi zv. ambasadoren për kursin e gjuhës frënge që kanë organizuar për GGD-ën.Ajo gjithashtu njoftoi zv. ambasadoren për angazhimet e këtij grupi, sidomos për blerjen e mamografit mobil, për partnerët për blerjen e tij, për përgjegjësitë që kanë marrë partnerët e GGD-së për te, si dhe angazhimin e GGD-së për gjetjen e donatorëve të mundshëm. Znj Sahatqija tha se këtë projekt e menaxhon anëtarja e Bordit, znj Donika Kadaj. Kemi angazhuar edhe gratë nga komunat me qëllim që të angazhohen për të dhënë kontribut duke gjetur sadopak mjete, si dhe t'i sensibilizojnë gratë për rëndësinë e testimit. Ajo tha se në këtë mënyrë do të rritet akoma roli i grave në komuna dhe do të ndihmohen ato anekënd Kosovës. Zv. ambasadorja Gerardine shprehu gatishmërinë të bashkëpunojnë me GGD-në dhe vullnetin për të përkrahur aktivitete e këtij grup,si për të fuqizuar gruan,ashtu edhe në aktivitetin diplomatik.

GGD-JA THELLON BASHKËPUNIMIN ME AMBASADËN FRANCEZE