Lajmet e fundit
Nga Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë
, 02.04.2012
Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI) mbajti sot mbledhjen e radhës.
Në këtë mbledhje kryesuar nga Florin Krasniqi kryetar i Komisionit, u diskutua lidhur me vizitën e Komisionit në Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë dhe përgatitjet rreth tryezës së rrumbullaket e cila do të mbahet nesër. Komisioni vlerësoi se vizita është e dobishme për punë më të efektshme të Komisionit, ndërkaq, për tryezën e nesërme e cila do të organizohet në bashkëpunim me DCAF-in, Komisioni vlerësoi se ajo po ashtu do të ndikojë në përvoja pozitive të punës së Komisionit.