Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Arsim, Kulturë, Rini, Sport, Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media
, 02.04.2012
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Arsim, Kulturë, Rini, Sport, Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media i Kuvendit të Kosovës, i kryesuar nga Idriz Vehapi, kryetar i Komisionit, u shqyrtua Projektligji për Diasporën nr. 04/L-95. Me këtë rast u miratuan amendamentet e propozuara nga komisioni funksional, por lidhur me disa propozime të Ministrisë së Diasporës, anëtarët e Komisionit kërkuan që në mbledhjen e ardhshme kjo ministri bashkë me Zyrën e Kryeministrit të dalin me propozim amendamente konkrete lidhur me çështjet që ata propozuan.
Në vijim Komisioni miratoi amendamentet në Projektligjin për teatrot nr. 04/L-106, të cilin njëherësh e procedoi për shqyrtim të dytë.