Lajmet e fundit
GGD-ja e USAID DEMI organizuan një tryezë për Rolin e Gruas në Qeverisje Lokale me gratë e Rrafshit të Dukagjinit
, 12.04.2012
Grupi i Grave Deputete në bashkëpunim me USAID DEMI mbajti tryezën e radhës, me tëmë : Roli i gruas në qeverisje lokale, në të cilën morën pjesë asambleistet nga komuna e Pejës, Gjakovës, Deçanit, Istogut, Suharekës dhe Mamushës. Deputetja Time Kadrijaj foli për rëndësinë e marrjes së përgjegjësive të rëndësishme nga gratë, duke ditur se ato janë dëshmuar se punët i kryejnë me profesionalizëm dhe me përgjegjësi dhe se në përgjithësi nuk janë të korruptuara, ndaj ato duhet kenë shanse të barabarta. Gruaja deri tani ishte e ballafaquar me mbrojtjen e familjes dhe sigurimin e mbijetesës, por tani është koha të njihet kontributi i gruas, që ajo të jetë edhe në pozita ku vendoset dhe bëhen politika. Znj, Arbëresha Nallbani,kryesuese e Kuvendit Komunal të Pejës foli për angazhimin e grave në asamble dhe shembullin e mirë të Pejës, meqë në këtë komunë, tri drejtori udhëhiqen nga gratë. Znj, Melihate Limani tha se USAID DEMI përfshin gratë në të gjithë sferat e programit. "Ne jemi të përkushtuar që të përmirësojmë komunikimin në mes të grave që punojnë në nivelin qendror dhe atë lokal, në rritjen e kapaciteteve të grave anëtare në kuvende komunale, në administratë, të mbështesim zyrtarët për çështjeve gjinore në analizimin e buxhetit komunal nga perspektiva gjinore dhe po ashtu mbështetjen e iniciativave të vajzave të reja në nivelin lokal", theksoi ajo. Në diskutim morën pjesë edhe kryesuesja e Kuvendit të Mamushës, znj. Sejlan Mazrek, kryetarja e GGA të Gjakovës , si dhe përfaqësuese nga Istogu, Deçani dhe Peja. Nga tryeza u nxoërn këto rekomandime :
Të zbatohet Ligji për Barazi Gjinore, sidomos në zbatimin përfaqësimit gjinor në institucione, punësim etj. në kuotën jo më pak se 40%;
Krijimi i zyrave për barazi gjinore në ministri dhe komuna e jo vetëm të caktohen vetëm zyrtare, siç praktikohet tani;
Të krijohet linjë buxhetore e ndjeshme për gra;
Fuqizim i grave në partitë politike, rritje e bashkëpunimit të grave nga niveli qendror me atë lokal;
Ngritje e vetëdijesimit për çështje gjinore për gratë dhe burrat, si dhe
Rritja e bashkëpunimit të grave në nivel qendror dhe lokal me shoqërinë civile