Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane

, 17.04.2012





Në mbledhjen e Komisionit për Integrime Evropiane, të kryesuar nga kryetari i komisionit Lutfi Haziri,u shqyrtuan dhe u përkrahën këto projektligje: Projektligji nr. 04/L-66 për Qendrën Historike të Prizrenit, Projektligji nr. 04/L-108 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-146 për tatimin mbi vlerën e shtuar, Projektligji nr. 04/L-96 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2003/15 për skemën e ndihmës sociale në Kosovë, Projektkodi penal i Republikës së Kosovës nr. 04/L-82, si dhe Projektligji nr. 04/L-111 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike. Të gjitha këto, me amendamentet e komisioneve funksionale nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.

Më tej anëtarët e komisionit u njoftuan lidhur me raportin e parë për zbatimin e Planit të Veprimit të Kuvendit të Kosovës për Integrim Evropian, për vitin 2012.

Mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane