Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Krasniqi priti një grup studentësh nga kolegji universitar Humanistika të Ferizajt
, 18.04.2012
Një grup studentësh nga kolegji universitar "Humanistika" të Ferizajt, u pritën sot nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi. Kryeparlamentari Krasniqi, me këtë rast, i njoftoi ata për punën e Kuvendit dhe mënyrën e funksionimit të tij.
Gjatë këtij takimi, kreu i Kuvendit mes tjerash tha:" Kuvendi ka arritur të përmbushë obligimet e veta, ashtu siç është e paraparë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, e cila mandatin e Kuvendit e përcakton të jetë institucion përfaqësues, ligjbërës dhe mbikëqyrës të ekzekutivit".
Studentët, ndërkaq, të prirë nga rektori i kolegjit, Ismail Hasani dhe profesori Emrush Xhemaili, pasi falënderuan kryetarin për pritjen e ngrohtë dhe mundësimin e vizitave studimore në Kuvend, në emër të kolegjit universitar "Humanistika", i ndanë një mirënjohje.