Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim
, 17.04.2012
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, të cilën e kryesoi z. Goran Marinkoviq, kryetar i Komisionit, u shqyrtuan gjithsej nëntë projektligje, si vijon: Projektligjin nr. 04/L-62 për fshatin Hoçë e Madhe, me Raportin e Komisionit Funksional për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor, me amendamente, Projektligjin nr. 04/L-66 për Qendrën Historike të Prizrenit, me Raportin e Komisionit Funksional për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor, Projektligjin nr. 04/L-60 për Mbeturinat, me Raportin e Komisionit Funksional për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor, me amendamente, Projektligjin nr. 04/L-108 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-146 për Tatimin në Vlerën e Shtuar, me Raportin e Komisionit Funksional për Buxhet dhe Financa, me amendamente, Projektligjin nr. 04/L-106 për Teatrot, me Raportin e Komisionit Funksional për Arsim, Kulturë, Rini, Sport, Administratë Publike, Vetëqeverisje Lokale dhe Media, me amendamente, Projektligjin nr. 04/L-96 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-15 për Skemën e Ndihmës Sociale në Kosovë, me Raportin e Komisionit Funksional për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, me amendamente, Projektligjin nr. 04/L-82 për Kodin Penal, me Raportin e Komisionit Funksional për Legjislacion, me amendamente, Projektligjin nr. 04/L-77 për Marrëdhëniet Detyrimore, me Raportin e Komisionit Funksional për Legjislacion, me amendamente, si dhe Projektligjin nr. 04/L-111 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike, me Raportin e Komisionit Funksional për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, me amendamente.
Pas debatit të gjithanshëm, anëtarët e Komisionit mbështeten procedimin e mëtejmë të nëntë projektligjeve (për miratim) në Kuvendin e Republikës së Kosovës.