Lajmet e fundit

Kryekuvendari Krasniqi do të vizitojë Turqinë

, 23.04.2012





Me ftesë të kryetarit të Kuvendit të Madh të Turqisë, z. Cemil Çiçek, kryetari i Kuvendit të Kosovës,dr. Jakup Krasniqi, nga 24 deri më 28 prill 2012, do të qëndrojë në një vizitë zyrtare në Republikën e Turqisë. Me këtë rast kryekuvendari Krasniqi do të takohet me kryetarin e Kuvendit të Madh të Turqisë, z. Cemil Çiçek , presidentin e shtetit z. Abdullah GÜL, ministrin e Punëve të Jashtme z. Ahmet DAVUTOĞLU dhe me personalitete tjera të larta të Republikës së Turqisë.

Kryekuvendari Krasniqi do të vizitojë Turqinë