Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Legjislacion

, 30.04.2012





Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Legjislacion, të kryesuar nga Arben Gashi, kryetar i Komisionit, u shqyrtua Raporti i vjetor i Agjencisë Kosovare të pronës, për vitin 2011. Pas debatit, Komisioni miratoi Raportin dhe njëherësh e procedoi atë më tutje për shqyrtim në seancë plenare. Në vijim Komisioni miratoi edhe Raportin me amendamente të Komisionit Funksional në Projektligjin nr. 04-L-95 për Diasporën e Kosovës, si dhe Raportin me amendamente të Komisionit Funksional në Projektligjin nr. L- 67/1 për Agjencinë e Kosovës për mbrojtje nga rrezatimi dhe siguria bërthamore.

Mbledhja e Komisionit për Legjislacion