Lajmet e fundit

Nga dëgjimi publik i Komisionit për Zhvillim Ekonomik...

, 02.05.2012




Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë,Tregti dhe Industri i Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e sotme kryesuar nga Zenun Pajaziti, shqyrtoi Raportin e Zyrës Rregullative të energjisë (ZRRE) për vitin 2011.

Përfaqësuesi i kësaj Agjencie Petrit Kabashi, duke vënë në dukje të arriturat e kësaj Agjencie foli për inkasimin në rritje të energjisë së shpenzuar në kuotën prej 2% dhe zvogëlimin e humbjes së energjisë në rrjetin e transmisionit. Duke iu referuar statistikave të cilat ZRRE-ja posedon, Kabashi njoftoi se humbjet e përgjithshme arrijnë në kuotën prej 38% (17% janë në nivelin e shpërndarjes dhe 18% humbje komerciale). Përfaqësuesi i ZRRE-së, po ashtu njoftoi edhe për çmimin e energjisë. Lidhur me këtë ai tha se energjia elektrike në Kosovë konsumohet me çmimin më të ultë në regjion. Duke folur për planet e ZRRE-së në të ardhmen, ai njoftoi se ZRRE-ja ka dhënë dhe do të vazhdojë të japë autorizime preliminare për prodhimin e energjisë së ripërtritshme, ndërkaq, do të përpiqet që të ulë humbjet e energjisë elektrike. Përfaqësuesi i ZRRE-së Kabashi, me këtë rast iu përgjigj edhe pyetjeve që shtruan anëtarët e Komisionit.

Pas kësaj, Komisioni vlerësoi se Raporti i ZRRE-së, pasqyron në mënyrë korrekte punën e kësaj Zyreje dhe unanimisht e miratoi atë.

Në këtë mbledhje, ndonëse ishte paraparë që të shqyrtohet propozimi i Qeverisë për anëtarët e rinj të Bordit të ZRRE-së, Komisioni vendosi që të mbajë qëndrimin e marrë në mbledhjen paraprake (të mos përkrah propozimin), për të cilin kryetari i Komisionit Pajaziti do të njoftojë Kryesinë e Kuvendit.

Nga dëgjimi publik i Komisionit për Zhvillim Ekonomik...