Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Krasniqi priti një delegacion të Bundestagut gjerman

, 02.05.2012




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, priti sot në takim një delegacion parlamentar nga Gjermania, anëtarë të Komisionit të të Mbrojtjes në Bundestagun gjerman, të kryesuar nga Susanne Kastner, kryetare e këtij komisioni.

Kryetari Krasniqi, duke shfaqur kënaqësinë për rritjen e komunikimit e të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve, përkatësisht, dy parlamenteve, shprehu interesimin dhe gatishmërinë që ky bashkëpunim të thellohet e zgjerohet edhe më tej.

Duke dhënë një pasqyrë të zhvillimeve në vend, kryetari Krasniqi u ndal në sfidat me të cilat po përballet shteti i Kosovës aktualisht, si: nevoja për zhvillim ekonomik, ulja e papunësisë, sundimi i rendit e ligjit, problemet në pjesën veriore të Kosovës si pasojë e strukturave të Serbisë dhe grupeve kriminale, lufta kundër dukurive negative etj.

Mosnjohjen nga pesë vende të BE-së, kreu i Kuvendit e konsideroi si një nga pengesat kryesore në rrugën e Kosovës drejt integrimit.

Duke shfaqur interesimin e tyre për çështje të ndryshme në Kosovë, parlamentarët gjermanë kërkuan të dinë lëmenjtë në të cilët Gjermania mund ta ndihmojë Kosovën.

Kryetari Krasniqi shtroi nevojën e një prezence më të madhe të bizneseve gjermane në Kosovë, ndërkaq përmendi bujqësinë, energjetikën dhe minierat, si sektorë në të cilët mund të investohet.

Kryeparlamentari Krasniqi priti një delegacion të Bundestagut gjerman