Lajmet e fundit

Në Kuvendin e Kosovës është mbajtur asambleja gjenerale e të rinjve

, 06.05.2012




Në kuadër të Forumit të Parë Ndërkombëtar "Dialogu brenda Evropës Dinamike", të organizuar nga EYP - Kosova (European Youth Parliament Kosova), sot në sallën e mbledhjeve plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës është mbajtur asambleja gjenerale e të rinjve.

Rreth 100 të rinj nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe vende të ndryshme të Bashkimit Evropian, kanë diskutuar gjerësisht për problemet dhe sfidat evropiane, si dhe për mënyrat e zgjidhjes së tyre.

Gjatë punimeve të asamblesë janë propozuar gjashtë rezoluta, ndërsa janë miratuar katër prej tyre: rezoluta nga Komisioni i Punëve të Jashtme, rezoluta nga Komisioni për Çështje Ekonomike dhe Monetare, rezoluta nga Komisioni për të Drejtat e Grave dhe Barazi Gjinore dhe rezoluta nga Komisioni për Tregun e Brendshëm dhe Mbrojtjen e Konsumatorit.

Një fjalë përshëndetëse për të rinjtë, ndërkaq, e ka mbajtur deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Hydajet Hyseni.

Në Kuvendin e Kosovës është mbajtur asambleja gjenerale e të rinjveNë Kuvendin e Kosovës është mbajtur asambleja gjenerale e të rinjveNë Kuvendin e Kosovës është mbajtur asambleja gjenerale e të rinjveNë Kuvendin e Kosovës është mbajtur asambleja gjenerale e të rinjve