Lajmet e fundit
Nga Komisioni për Bujqësi ...
, 07.05.2012
Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor i Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Nait Hasani, shqyrtoi Raportin vjetor të Zyrës së Rregullatorit për Ujë dhe Mbeturina (ZRRUM) për vitin 2011. Po ashtu, në këtë mbledhje Komisioni shqyrtoi dhe miratoi Projektligjin për Agjencinë e Kosovës për mbrojtje nga rrezatimi dhe siguria bërthamore dhe Projektligjin për mbeturina.
Për sa i përket Raportit vjetor të ZRRUM-it për vitin 2011, (të cilin Komisioni e pat shqyrtuar edhe në mbledhjen paraprake), u vlerësua se është plotësuar me të dhëna shtesë, dhe përmban rekomandime më të qarta. Sqarime shtesë lidhur me këtë Raport paraqiti edhe drejtori i ZRRUM-it Raif Preteni, i cili me këtë rast u përgjigj edhe në pyetjet që shtruan anëtarët e Komisionit. Pas debatit, Komisioni u deklarua në favor të këtij Raporti dhe vendosi ta procedojë tutje me rekomandimin për mbështetje edhe nga ana e deputetëve në mbledhje plenare.