Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa

, 16.05.2012




Komisioni për Buxhet dhe Financa i Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Safete Hadërgjonaj, kryetare e komisionit, ka përkrahur në parim Projektligjin për taksën rrugore dhe ekologjike të automjeteve, si dhe raportin e shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës për tremujorin e parë të vitit 2012.

Sa i përket Projektligjit për komunikimet elektronike, me amendamente të komisionit funksional, komisioni vendosi që të krijojë një grup punues për shqyrtimin dhe harmonizimin e disa neneve të tij me ligjet bazike ekzistuese.

Pas kërkesës së zv/ministrit të Punëve të Jashtme, Ibrahim Gashi, komisioni u dakordua që të shtyjë shqyrtimin e Marrëveshjes për statusin e forcave (SOFA) në mes Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e realizuar përmes shkëmbimit të Notave verbale ndërmjet Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës dhe Zëvendës Sekretarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, më 18 shkurt 2012.

 

Nga mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa