Lajmet e fundit
Nga vizita e Grupit të Deputetëve të Rinj në Prizren
, 22.05.2012
Me qellim të bashkëpunimit dhe ngritjes së frymës se aktiviteteve rinore Grupi i Deputetëve te Rinj të Kuvendit të Kosovës i prirë nga kryetarja e Grupit znj. Ganimete Musliu, ka vizituar Departamentin për Rini në Prizren, ku është pritur nga zyrtari për Rini i Komunës së Prizrenit z.Kujtim Gashi, dhe nga përfaqësues të organizatave të ndryshme joqeveritare që merren me çështjen e të rinjve në Prizren. Temë qendrore e takimit ishte bashkëpunimi i sektorit të rinisë dhe OJQ-ve rinore në komunën e Prizrenit. Në takim u shpalosen rezultatet e deritanishme, por u evidentuan edhe problemet e të rinjve prizrenas. Para të rinjve Prizrenas
Znj. Musliu foli për punën dhe aktivitetin e Grupit joformal të Deputetëve të Rinj dhe për mundësitë e angazhimit të tyre për të përfaqësuar sa me denjësisht rininë e Kosovës në Kuvend, duke theksuar: "Takimet e tilla shërbejnë që ne të jemi më afër të rinjve dhe t'i njohim më për së afërmi problemet e tyre dhe të kemi më shumë fakte dhe më shumë argumente që kur ta ngrehim zërin në Kuvendin e Kosovës, zëri i të rinjve të dëgjohet më mirë, sepse nuk është e lehtë sot të flasësh në emër të të rinjve të Kosovës kur ke parasysh gjendjen e tyre në përgjithësi dhe shkallën e lartë të papunësisë". Ajo i njoftoi të pranishmit se së shpejti si Grup do të bëjnë monitorimin e Ligjit për Fuqizim dhe Pjesëmarrje të Rinisë dhe kërkoi nga të rinjtë e kësaj komune që të japin idetë dhe propozimet e tyre rreth këtij ligji, në mënyrë që raporti që do ta përgatisë grupi, të jete sa me i kompletuar.
Të rinjtë prizrenas ishin shumë të hapur në debat dhe u shtruan pyetje deputetëve të rinj të Kuvendit të Kosovës. .
Grupi Parlamentare i Deputeteve të Rinj u prit në një takim edhe nga kryetari i Komunës se Prizrenit, z.Ramadan Muja.