Lajmet e fundit

Kryetarja e GGD-ës,Teuta Sahatqija, ngushëllon znj. Topalli

, 22.05.2012




Kryetarja e Grupit të Grave Deputete të Kuvendit të Kosovës , Teuta Sahatqija, i dërgoi një telegram ngushëllimi kryetares së Kuvendit të Re publikes së Shqipërisë, znj. Jozefina Topalli , me këtë përmbajtje:" E nderuara znj. Topalli.


Me dhembje të madhe dëgjuam lajmin për aksidentin tragjik në afërsi të Himarës, në të cilën vdiqën 11 studente, profesori dhe shoferi i autobusit, si dhe u plagosën 20 studente të Universitetit "Aleksandër Xhuvani" të Elbasanit. Unë dhe Grupi i Grave Deputete-GGD, duke bashkëndier këtë dhembje të madhe u shprehim ngushëllime të sinqerta juve , familjeve të viktimave dhe gjithë popullit, duke dëshiruar që të gjeni forcën për të tejkaluar këtë dhembje. Me dhembje të thellë!",Teuta Sahatqija kryetare e GGD-ës.

Kryetarja e GGD-ës,Teuta Sahatqija, ngushëllon znj. Topalli