Lajmet e fundit
Kryekuvendari Krasniqi priti një grup politikanësh nga Shqipëria
, 23.05.2012
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, priti sot një grup politikanësh e veprimtarësh nga Shqipëria, të kryesuar nga ish-presidenti i Shqipërisë, Rexhep Meidani. Me këtë rast kryekuvendari Krasniqi, pasi shprehu ngushëllime për tragjedinë që ndodhi në Himarë, i njoftoi mysafirët me zhvillimet aktuale , duke theksuar se ka ecuri pozitive në vend, por sfidë mbetet zhvillimi më i hovshëm ekonomik.
Moto e takimit ishte domosdoshmëria e një angazhimi më të madh për intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve, në të gjithë lëmenjtë shoqëror-ekonomik, sidomos në funksionimin e tregut të përbashkët,sistemit energjetik, shfrytëzimit sa më racional të resurseve natyrore, shtimin e vendeve të punës etj. Bashkëbiseduesit ishin të pajtimit se e ardhmja e Shqipërisë dhe e Kosovës është sendërtimi i procesit të integrimit evropian.