Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut...
, 23.05.2012
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione i Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Suzan Novobërdali, kryetare, në të cilën morën pjesë edhe përfaqësues të Shoqatës së të verbërve, shqyrtoi raportet e komisioneve kryesore lidhur me Projektligjin për personat e verbër dhe personat pjesërisht të verbër. Komisioni vendosi që t'i propozojë seancës plenare amendament të veçantë, pa përkrahjen e Komisionit për Buxhet dhe Financa, që kompensimi për efekt varfërie të jetë 40 për qind e pagës mesatare në Kosovë.
Në raportin komisionit, ndërkaq, u inkorporuan rekomandimet e Komisionit për Legjislacion.